Telegrafi

Orari i gjatë i punës i lidhur me alkoolizmin

Një studim i realizuar nga Universiteti Otago ka analizuar më shumë se 1.000 njerëz të moshave ndërmjet 25 dhe 30 vjeç. kështu, është zbuluar se ekziston lidhshmëri e lartë ndërmjet orëve të gjata të punës dhe konsumimit të tepërt të alkoolit.

“Personat të cilët punojnë 50 ose më shumë orë në javë kishin probleme të lidhura me alkoolin, nga 1.8 deri në 3.3 herë më shumë në krahasim me njerëzit e papunësuar”, tregojnë autorët.

Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se situata është përafërsisht e njëjtë te femrat dhe te meshkujt.

Sipas, ekspertëve konsumimi i tepërt i alkoolit te njerëzit që punojnë shumë është me gjasë për t’u çliruar nga stresi që vjen si pasojë e punës. /Telegrafi/