Site icon Telegrafi

Orari i fluturimeve nga Aeroporti “Adem Jashari” deri më 14 qershor

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar tashmë planifikimin e udhëtimeve, ku janë bërë publike edhe detajet për udhëtimet që do të realizohen deri më datën 14 të këtij muaji.

Sipas njoftimit, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina në Dusseldorf, me nisje në ora 19:30, ndërkaq më 14 qershor do të jetë një fluturim tjetër nga Prishtina në Stuttgart në ora 09:50.

“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS. 14 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e ANP.

Sa u përket fluturimeve në kthim, ANP ka lutur të gjithë që të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencionet.

“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet. Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, derisa kompanitë ajrore janë të gatshme të rinisin fluturimet, janë rreth 700 mijë udhëtarë që nga marsi e deri në qershor që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19.

Lexo po ashtu Gara: ​Rreth 700 mijë udhëtarë më pak në ANP 'Adem Jashari', kompanitë të gatshme të rinisin fluturimet

Gjatë një konference për medie, sot zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, tha se ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet, por që tha se beson se shumë shpejt do të merret një vendim i tillë.

Lexo po ashtu Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

Kurse, Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, tha se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version