Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super ndeshje mes Trepçës dhe Pejës.
Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore fiton titullin kampion.
Orari i ndeshjeve finaleve
E mërkurë, 3 maj
20:00 Trepça-Peja
E diel, 7 maj
17:00 Peja-Trepça
E enjte, 11 maj
20:00 Trepça-Peja
E diel, 14 maj
17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)
E enjte, 18 maj
20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)
/Telegrafi/