Site icon Telegrafi

Orari dhe kundërshtari i radhës i Akil Gjakovës në misionin drejt medaljes

Xhudisti ynë, Akil Gjakova, ka arritur që ta tejkalojë me sukses edhe pengesën e radhës, duke mposhtur kështu italianin Manuel Lombardo, për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale.

Gjakova arriti që ta fitojë këtë duel në ‘golden score’ pas tri gabimeve që gjyqtari i dha xhudistit italian.

Për të arritur deri në këtë fazë, Gjakova fillimisht mposhti në raundin e parë brazilianin Daniel Cargnin.

Ndërkohë në raundin e dytë, ai u përball me austriakun Samuel Gassner, të cilin arriti ta mposhtë me Ippon.

Teksa e ndan vetëm edhe një fitore për t’u stolisur me medalje, Akili tani do të ketë punë në gjysmëfinale me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.

Në rast fitoreje ndaj xhudistit azer, Gjakova do të luante për medaljen e argjendtë ose të arit, ndërsa në rast humbje do ta kërkonte medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Blloku final i kësaj gare do të nis me fillim nga ora 16:00, ndërsa për orarin e saktë të përballjes së Gjakovës, do t’iu njoftojmë me kohë./Telegrafi/

Exit mobile version