Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët në javën e 18-të të Superligës

Në ndeshjen hapëse që do të luhet në kryeqytet, do të përballen mes vete dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Trepça, ndërsa kampioni dimëror Ferronikeli do t’i bëjë ‘konak’ Vëllaznimit, transmeton Telegrafi.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet ditën e shtunë do të jetë ajo mes Istogut dhe Drenicës.

Ndërkohë ditën e diel priten të luhen edhe dy ndeshje tjera.

Ndeshja kryesore e ditës së fundit të javës do të luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do të pret Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa në Pejë, Besa pret Ferizajn.

Të hënën luhet futboll në kryeqytet, por jo ndeshje nuk do të zhvilloj Prishtina.

Pretendenti për titull Hajvalia pas humbjes nga Drenica do ta pret Dritën e super përforcuar ky synon fitore. /Telegrafi/

Orari dhe gjyqtarët e javës së 17-të:

E shtunë – Ora 13.00

Feronikeli – Vellaznimi – (SUPERSPORT KOSOVA)
Tefik Maloku, Bujar Selimaj, Meriton Berisha Bajram Gashi

Prishtina – Trepça
Gramos Shala, Besnik Morina Jakup Musolli Besfort Kosumi

Istogu – Drenica
Mervan Bejtullahu, Benon Kepuska ,Selami Haziri, Besnik Batalli

E diel Ora 13.00
Trepça ‘89 – Kosova (V) – (SUPERSPORT KOSOVA)
Burim Jahmurataj, Lumturie Muhadri, Fatmir Sekiraqa, Artan Tahiri
Besa – Ferizaj
Nazmi Rraci, Erdoan Baliqi, Bekim Rama, Selim Isufi

E hënë – Ora 13.00
Hajvalia – Drita – (SUPERSPORT KOSOVA)
Ilir Shuleta, Driton Preniqi, Ramadan Hyseni, Hajriz Hajdari.