Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të.
FFK ka deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë përballjet e kësaj jave.
Të shtunë zhvillohet dueli direkt për t’i ikur zonës së rrezikshme, ndërmjet Dukagjinit dhe Trepçës ’89.
Mentor Ajeti është caktuar gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje, me asistentët Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.
Ndeshja kryesore e javës zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, aty ku të dielën, Llapi e pret Gjilanin.
“Bilbili” në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Në VAR do të jetë Dardan Çaka.
Delegimet e plota të gjyqtarëve. /Telegrafi/