Abi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdojë këtë fundjavë, ku në program janë katër ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të.
Dueli mes kampionit në fuqi Ballkanit dhe Prishtinës është shtyrë për një kohë të papërcaktuar nga komisioni i garave.
Gjithsesi këtë fundjavë adhuruesit e futbollit kosovar do të mund t’i shikojnë katër duele, ku dy zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera ditën e diel.
Ferizaj pret Drenicën të shtunën, derisa dueli tjetër është ai mes Malishevës dhe Trepçës ’89.
Ndërkohë të dielen zhvillohet kryendeshja e kësaj xhiros, me Llapin që është nikoqire e Dritës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Ky duel do të gjykohet nga Gramoz Shala me ndihmësit Meriton Berisha e Gzim Mehmeti.
Ndeshja tjetër e ditës së diel zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/