Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e premte.
Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar orarin dhe gjyqtarët për këtë javë.
Ndeshja e parë e javës së gjashtë do të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Trepçës ’89.
Ditën e shtunë zhvillohen tri ndeshje të tjera, ku më interesantja zhvillohet në kryeqytet mes liderit Flamurtarit dhe Feronikelit.
Liria pret Llapin në Prizren, ndërsa KEK-u do të jetë nikoqir i Drenicës.
Derbi i javës zhvillohet të dielën në qytetin e Gjilanit mes Dritës dhe Prishtinës.
Ky takim do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve Dardan Çaka, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha.
Të dielën zhvillohet edhe derbi rajonal mes Ferizajt dhe Gjilanit. /Telegrafi/