Është publikuar orari dhe gjyqtarët e javës së 33-të që është e fundit në Vala Superligën e Kosovës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet sot mes Trepçës të rënë nga elita e futbollit kosovar dhe Gjilanit.
Ndërkohë pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen ditën e diel me fillim nga ora 16:30.
Liria do të jetë nikoqire e Hajvalisë dhe me një barazim eventual do ta sigurojë elitën e futbollit kosovar edhe për një vit.
Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 do të mirëpresë ish-kampionin Feronikelin, ndeshje të cilën do ta drejtojë Genc Nuza. /Telegrafi/