Superliga e Kosovës do të startojë me javën e 32-të ditën e premte.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin dhe gjyqtarët e kësaj jave.
Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan dhe Prizren.
Lideri aktual Drita do të presë kampionin në fuqi Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Besnik Batalli do ta drejtojë këtë sfidë me ndihmësit Benon Këpuska dhe Visar Kelmendi.
Ndërkohë Liria që së fundmi ka marrë pagat do ta presë e motivuar Prishtinën.
Ndeshja në Prizren do të drejtohet nga Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Ditën e premte zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Flamurtarit në Podujevë.
Të shtunën Gjilani pret Drenicën ndërsa Feronikeli Vëllaznimin. /Telegrafi/