Java e 31-të e kampionatit elitar të Kosovës do të zhvillohet të dielën.
Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e diel dhe do të ketë një orar të ri të ndeshjeve.
FFK ka vendosur që ndeshjet të fillojnë nga ora 17:00.
Ndeshja më interesante pritet të jetë mes Feronikelit dhe Prishtinës që do të zhvillohet në Drenas.
Këtë takim do ta gjykojë Gramos Shala me ndihmësit Besnik Morina, Kujtim Bajrami dhe Fatmir Tahiri. /Telegrafi/