Java e 21-të në elitën e futbollit kosovar ndryshoi edhe liderin në tabelë pasi Prishtina ia zuri vendin Dritës.
Ndeshja interesante na presin edhe në javën e 22-të ku një ndeshje do të zhvillohet të shtunën dhe pesë të tjera të dielën.
Kësisoj ndeshja e vetme e ditës së shtunë do të jetë ajo që do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli do ta luaj derbin lokal me Drenicën.
Ky takim do të drejtohet nga gjyqtarët nga Malta, Matthew Degabriele do të jetë kryesori me ndihmësit Theodore Zammit, Duncan Spencer dhe Sandro Spiteri.
Vëmendja kryesore të dielën do të jetë në ‘Riza Lushta’ pasi dy pretendentët për titull Trepça ’89 dhe Drita përballen mes vete.
Tefik Maloku do ta drejtojë këtë takim me ndihmësit Jakup Musolli dhe Meriton Berisha.
Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi pas katër humbjeve radhazi do ta pres Lirinë e Prizrenit.
Lideri aktual Prishtina do të përballet në udhëtim te Besa e Pejës, ndërsa Gjilani pret Vllazninë e Pozhoranit.
Në Gjakovë do të jetë derbi i skuadrave kuq e zi pasi Vëllaznimi është nikoqire e Flamurtarit. /Telegrafi/