Java e 21-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e premte.
Kësisoj Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin dhe gjyqtarët që do të jenë në ndeshjet e javës së 21-të.
Drita dhe Vëllaznimi do të përballen në Gjilan, ndërsa këtë takim do ta drejtojë Tefik Maloku me ndihmësit Meriton Berisha dhe Erdoan Baliqi.
Të premten do të zhvillohet ndeshja edhe në Prizren mes Lirisë dhe Feronikelit që do të drejtohet nga Genc Nuza.
Për ditën e shtunë janë paraparë të zhvillohen dy ndeshje, ku Flamurtari pret Llapin ndërsa Prishtina luan derbin ndaj Trepçës ’89.
Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në Vala Superligën e Kosovës.
Në qytetin e Gjilanit do të përballen Vllaznia dhe Besa, ndërsa në Skenderaj, Drenica do ta pres Gjilanin.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/