Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët e javës së 20-të në Superligën e Kosovës

Elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion këtë vikend.

Në javën e 20-të të elitës së futbollit kosovar do të ketë disa ndeshje tejet interesante.

Tri ndeshjet e para do të zhvillohen ditën e shtunë me ndeshjen kryesore që është mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Këtë takim të dy klubeve të mëdha kosovare do ta drejtojë gjyqtari Fatmir Tahiri me ndihmësit Jakup Mukolli dhe Driton Preniqi.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do ta drejtojë takimin mes Gjilanit dhe Lirisë të dielën në Gjilan.

Ndërkohë kryendeshja e javës do të zhvillohet në qytetin e Podujevës me Llapin që do ta mirëpres Dritën.

Takimin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ do ta drejtojë Selim Isufi me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Besnik Morina.

Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/