Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve ndeshjet e javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshjet e javës së 20-të në Ipko Superligë do të zhvillohen kësaj radhe në vetëm dy ditë, të premten dhe të shtunën.
Gramos Shala do ta drejtojë ndeshjen mes Dritës dhe Drenicës të premten, së bashku me ndihmësit Visar Kelmendi dhe Florim Jakupi.
Të premten do të përballen edhe Liria e Gjilani në Përparim Thaqi, ku këtë sfidë do ta drejtojë Besfort Kasumi.
Ndeshja tjetër e ditës së premte do të zhvillohet mes Ferizajt dhe Ballkanit.
Ndërkohë tri ndeshjet e tjera të javës së 20-të do të zhvillohen ditën e shtunë.
Derbi do të jetë në Zahir Pajaziti të Podujevës mes Llapit dhe Prishtinës, ku kjo ndeshje do të gjykohet nga Selim Isufi me ndihmësit Benon Këpuska e Gzim Mehmeti.
Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje do të zhvillohen në Obiliq dhe Prishtinë.
KEK-u e fundit në tabelë do ta pres liderin Feronikelin, ndërsa Flamurtari në kryeqytet pret Trepçën ’89. /Telegrafi/