Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët e javës së 19-të në Superligë, Selim Isufi në ndeshjen derbi

Janë deleguar gjyqtarët për javën e 19-të në elitën e futbollit kosovar.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj jave është ajo mes kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës dhe Llapit.

E kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtari Selim Isufi me ndihmësit Besnik Morina e Imran Kabashi, derisa gjyqtar i katërt është Ilir Mehmeti.

Dy ndeshjet tjera të ditës së shtunë janë edhe ajo mes Prishtinës dhe Drenicës që gjykohet nga Tefik Maloku si dhe Besa – Ballkani në të cilin takim do ta ndajë drejtësinë Genc Nuza.

Dy takimet tjera janë paraparë të zhvillohen ditën e hënë.

Feronikeli është nikoqir i Gjilanit në Drenas në një takim që gjykohet nga Dardan Çaka, derisa Mervan Bejtullahu ndan drejtësinë në takimin Trepça ’89 – Arbëria. /Telegrafi/