Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, që do të luhen në fundjavë.
Kësisoj ndeshja e parë e javës së 18-të do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit ku skuadra e fundit në renditje, Vllaznia e Pozhoranit do të takohet me atë të parafundit, Flamurtarin e Prishtinës.
Të shtunën në program janë dy ndeshje tjera tejet interesante, ku Drenica pret Lirinë dhe derbi mes Feronikelit e Prishtinës.
Ndërkohë ditën e diel do të jetë padyshim ndeshja më e madhe në elitën e futbollit kosovar.
Derbi ‘El Anamorava’ do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, me Gjilanin që do të jetë nikoqire e Dritës.
Nxehtë pritet të jetë edhe në Podujevë, ku lideri aktual i Superligës, Llapi do të presë kampionin në fuqi Trepçën ’89.
Ndërkohë në Pejë do të jetë një ndeshje tjetër interesante mes Besës së Pejës dhe Vëllaznimit. /Telegrafi/
Vala Superliga
E premte, 1 dhjetor, 2017
Vllaznia – Flamurtari
E shtunë, 2 dhjetor, 2017
Drenica – Liria
Feronikeli – Prishtina
E diel, 3 dhjetor, 2017
Gjilani – Drita
Besa – Vëllaznimi
Llapi – Trepça’89