Java e 11-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e shtunë.
Katër ndeshje do të luhen ditën e shtunë ndërsa dy të tjera të dielën.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pas dy fitoreve radhazi do të jetë mysafir i Ferizajt.
Drenica që triumfoi në derbin kuq e zi ndaj Flamurtarit, tani pret Lirinë e zhytur në fund të tabelës.
Ballkani i Suharekës që pësoi debakël nga Drita, do të jetë nikoqire e Flamurtarit ky synon këndelljen.
Tri ndeshjet e lartpërmendura do të luhen të shtunën me fillim nga ora 14:45.
Ndërkohë ditën e njëjtë por 15 minuta më vonë starton ndeshja mes Prishtinës dhe KEK-ut.
Të dielën do të luhen dy ndeshje dhe njëherit konsiderohen si derbi të javës.
Gjilani në shtëpi do të jetë nikoqir i liderit aktual të Superligës, Feronikelit.
Ndërsa në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës, Trepça ’89 do të pres Llapin. /Telegrafi/