Site icon Telegrafi

Orangutanit i pëlqen noti me trajnerin e tij

Këto kafshë nuk njihen si adhuruese të ujit, por duket se Suryia ka qejf të notojë dhe të zhytet, ndërsa Moksha thotë se është e pamundur ta largojë majmunin nga pishina qoftë edhe vetëm për një ditë.

Ato dyja paraqesin një pamje të pazakontë në safari parkun Myrtle Beach, në Karolinën Jugore të SHBA-ve. Bybee thotë se Suryia kaloi vetëm tri javë derisa mësoi të notojë, ndërsa tash më nuk ndalet.

Suryas nuk i pëlqen vetëm zhytja, por ajo mund të notojë e vetme deri në 10 metra. Rojet e parkut thonë se majmuni i tyre është “orangutang i parë i ujit”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version