Telegrafi

Orangutangu ia kap gjoksin vizitores në parkun e Bangkokut

Një orangutang në Tajlandë ka një shprehi të keqe – kapjen e gjoksit të femrave që vizitojnë parkun ku ai jeton.

Turistja Angel Orangelor, 37-vjeçe, ishte “viktima” e tij e fundit, pasi kjo kafshë që jeton në parkun e Bangkokut iu afrua nga pas, dhe ia kapi gjoksin dhe filloi ta përqafojë dhe puthë, transmeton Telegrafi.

Kafsha i vendosi duart në gjoks dhe filloi ta tërheq nga vetja duke e puthur vazhdimisht në qafë.

Por kjo nuk është hera e parë që orangutangu e bën një veprim të tillë.

Javë më parë ai ishte parë duke ia kapur gjoksin një vizitoreje tjetër, e cila nuk mund të ndalej duke qeshur. /Telegrafi/