Site icon Telegrafi

Orangutangu dhe qeni shokë të pandarë

Dyshja e lumtur jeton në një rezervat të Karolinës së Jugut në Georgetown. Ata kanë fotografi së bashku duke pushuar, luajtur, përqafuar dhe notuar së bashku.

“Roscoe ishte shumë i dobët kur e gjetëm në rrugë dhe vendosëm ta adoptojmë. Pasi që erdhi në azilin e kafshëve e pa orangutangun dhe vrapoi menjëherë pas tij. Menjëherë filluan të luajnë së bashku”, tha Bhagavan Antle, themelues i rezervatit.

Ai shtoi se qentë zakonisht kanë frikë nga majmunët, por duket se ky qen me orangutangun jetojnë në harmoni. /Telegrafi/

Exit mobile version