Site icon Telegrafi

Orangutangu bën selfie (Foto)

DCIM102GOPROG0314551.JPG

Ian Wood e ka kamufluar fotoaparatin në një pyll në Bruneo, duke dashur të merrte pamjet e majmunëve, për t’i zënë në momentet më të zakonshme dhe pa i shqetësuar.

Por, fotografi nuk ka pritur se një orangutangët do t’i afrohej pajisjes GoPro dhe të shkrepte vetë fotografi, transmeton Telegrafi.

“Desha të shihja reagimet e tyre spontane në ambientin ku jetojnë, përfitova më shumë se që kërkova”, ka thënë Wood lidhur me rastin.

Derisa kafshët e tilla i dëmtojnë kamerat, ky orangutang ishte shumë i kujdesshëm dhe realizoi selfie të përkryera, megjithëse i theu ekranin dhe njërën mbajtëse. /Telegrafi/

Exit mobile version