Telegrafi

Oracle bleu RightNow Technologies

RightNow është i fokusuar në ofrimin e shërbimeve për blerësit përmes qendrave të thirrjeve dhe opsionit të vetëshërbimit përmes faqeve të internetit dhe rrjetave shoqërore. Përfaqësuesit e Oracle theksojnë se me këtë blerje dëshirojnë të zgjerojnë ofertën e vet të shërbimeve në re.

RightNow vitin e kaluar pati qarkullim prej 185 milion dollarë, e Oracle pagoi 20% më shumë nga çmimi i fundit i aksioneve në bursë të premten, respektivisht 43 dollarë për aksion. /Telegrafi/