Telegrafi

ORA: Qeveria të merret me pasojat e krizës globale

Krajku po ashtu tha se pasojat e para po ndihen në vet ashpërsimin e kritereve të dhënies së kredive që është normale nga se konjuktura në treg i bën kushtet e kthimit të kredive më të vështira.

Në konferencën e rregullt për shtyp, ai po ashtu kritikoi qeverinë për mënyrën e menaxhimit të mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale dhe atyre nga shitja e ndërmarrjeve.

Nënkryetari i Partisë Reformiste ORA po ashtu ka tërhequr vëmendjen rreth dukurive që po ndodhin me pasurinë kosovare e cila gjendet jashtë territorit të Kosovës.

“Jemi dëshmitarë që një pjesë nga kjo pasurisë ka filluar të tjetërsohet nga ana e vendeve tjera siç është rasti me pasurinë e kombinatit JATEX, Gjakovë, dhe i tërheqim vërejtjen e Qeverisë edhe AKP-së që të reagojë në instanca relevante ndërkombëtare për të parandaluar këtë tjetërsim të pronës kosovare”.

Ai po ashtu ka kërkuar nga AKP-ja të bënë evidentimin e të gjithë pronave të Kosovës e cila gjendet jashtë Kosovës, të bënë përllogaritjen financiare e vlerës së kësaj pasurie të Kosovës si dhe të ndërmarrë masa që ajo pasuri të mbrohet edhe nëpërmjet instansave ndërkombëtare”. /Telegrafi/