Site icon Telegrafi

Ora që parandalon dhunimet

 E shfaqur nga ministri Indian i informcionit dhe teknologjisë, Kapil Sibal, pajisja është duke u ndërtuar nga CDAC (Centre for Development of advance Computing). Funksioni kryesor i orës do të jetë parandalimi i dhunimit mirëpo ora e re është pajisje për të gjithë admiruesve të orëve.

Pajisja vjen me një pullë speciale e cila kur shtypet, dërgon mesazh tek stacioni më i afërt policor si dhe tek anëtarët e ngushtë të familjes. Në tekst, ndër të tjerash do të jetë i përfshirë edhe vend-ndodhja e saktë e bartësit ose bartëses së orës, informacion ky që bëhet i mundshëm nga GPS i pajisjes.

Ora gjithashtu do të jetë e pajisur me kamerë e cila poashtu aktivizohet kur shtypet butoni i emergjencës. Kamera xhiron për 30 minuta. Pajisja vjen në dy opsione të ndryshme çmimesh; 20 dollarë dhe 50 dollarë.

Edhepse kundërshtuesit e pajisjes së re thonë që pajisja nuk do të efektive, duket sikur kjo pajisje është një ide që duhet të merret parasysh, për parandalimin e ndodhive të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

 
Exit mobile version