Telegrafi

Ora që nuk është orë, gjëja më e çuditshme që mund të blini në internet (Foto)

Në shikim të parë duket si një orë e shndritëse e dorës, por më pas kuptohet se nuk ka të bëjë asgjë me tregimin e kohës.

Kjo është një stoli dore, në të cilën shkruan: kur jeni të dedikuar në atë që doni, koha është e panevojshme, transmeton Telegrafi.

Aksesori i quajtur ‘Gjëja e Përjetshme’ është vënë në Kickstarter dhe po kërkohen fonde, në mënyrë që ta vënë në prodhim.

“Koha është e panevojshme kur iu dedikoheni atyre që i doni, prandaj e krijova Gjënë e Përjetshme”, ka thënë dizajneri Levi Maestro.

Pasi tij, kjo është një orë pa akrepa apo numra, e destinuar për ata që duan me gjithë zemër. /Telegrafi/