Telegrafi

Ora prej 193 mijë dollarësh përmban tre piktura miniaturë të Van Gogh

Artisti britanik David Lindon ka krijuar “galerinë e parë mobile të artit në botë”, e cila përmban tre nga veprat më të famshme të artistit holandez Vincent van Gogh.

Bëhet fjalë për kryeveprat e quajtura “Starry Night”, “Sunflowers” dhe “Self Portrait”, përmasat e të cilave janë rreth 0.5 milimetra, prandaj nuk shihen me sy të lirë, por vetëm nën mikroskop.

Lindonit iu deshën dy muaj për të vendosur dy pikturat në orën, e cila shitet për 192,544 dollarë, transmeton Telegrafi.

Britaniku u ngarkua të krijonte Trilogjinë Van Gogh për nder të 50-vjetorit të Muzeut Van Gogh në Amsterdam, i cili festohet këtë muaj.

“Sfida e madhe ishte kontrolli i duarve dhe frymëmarrja dhe krijimi i diçkaje nga pothuajse asgjëja. ​​Vetëm kur shikoni përmes një mikroskopi mund të vlerësoni magjinë e detajeve”, shkroi Lindon në blog.

Ai punonte vetëm natën për të shmangur zhurmat e trafikut dhe tingujt e tjerë që do ta shqetësonin.

Që nga viti 2019, Lindon është fokusuar në sfidat teknike të artit mikroskopik. Ai përdor pajisje të modifikuara të përshtatshme për stilin e tij, gjë që e ndihmon të përsos krijimet e tij. /Telegrafi/