Në Francë janë regjistruar afro 27 mijë raste të reja me coronavirus, që është rritja më e madhe ditore e të infektuarve që nga nëntori i vitit të kaluar.
Siç raporton Reuters, asokohe Franca ishte nën masa të rrepta të izolimit të dytë, “dëshmi” se ora policore nuk është duke parandaluar përhapjen e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Në total janë infektuar 3.1 milionë njerëz në Francë, që është hera e tretë që nga dhjetori që janë raportuar mbi 26 mijë të infektuar brenda 24 orëve.
Si pasojë e infeksionit me COVID-19, në Francë kanë humbur jetën edhe 350 persona tjerë, kur numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 74.456. /Telegrafi/