Telegrafi

ORA: Kosova po shpronësohet

Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatqija, deklaroi se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës ka qenë një proces që si efekt ka prodhuar pak mjete të inkasuara.

Sipas saj, shumica e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara nuk kanë vazhduar me ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, por janë shndërruar në parkingje, universitete dhe banesa.

Nënkryetari i kësaj partie Naim Hoxha bëri disa rekomandime se si duhet të dilet nga kjo situatë, duke përmendur edhe privatizimin parcial të ndërmarrjeve publike, ku pjesa vendimmarrëse do të mbetet në pronësi të shtetit sikundër edhe privatizimin përmes fletë obligacioneve. /telegrafi/