Site icon Telegrafi

ORA kërkon projekt-strategji për luftimin e korrupsionit

Sipas zyrtarëve të kësaj partie mungesa e vullnetit politik që t’i qasen luftës kundër korrupsionit me seriozitetin maksimal do të kthehet në formën e efekteve negative nga aspekti i mosrealizimit të investimeve të huaja në ekonominë edhe ashtu të brishtë kosovare.

Kjo sipas tyre do të shprehet aq ma tepër në kohën kur kriza globale financiare tashmë e ka kapluar tërë botën e zhvilluar dhe kriteret e përzgjedhjes së vendeve ku do të investohet do të ashpërsohen edhe më tepër.

Partia Ora po ashtu ka kërkuar nga Qeveria të përgatitë një grup ekspertësh sa më parë që është e mundur në realizimin e projekteve dhe absorbimin sa më të shpejtë të donacioneve pothuaj se të harruara.

Ky grup i ekspertëve, sipas kësaj partie, duhet që të krijoj ekspertë të rinj nëpër komuna ku duhet të merren parasysh projektet e komunave dhe të dërgohen në vendet të cilat i kanë garantuar donacionet dhe realizimin e tyre. /ktv/telegrafi/

Exit mobile version