Telegrafi

ORA kërkon ligj kundër monopolit në tregun kosovar

Sipas ORA, synimi i këtij udhëzimi është centralizimi i importit të mishit dhe produkteve të mishit përmes “përzgjedhjes” së kompanisë/ve virtuale gjë që është në kundërshtim direkt me parimet Kushtetuese të Republikës së Kosovës e cila është përcaktuar për ekonomi të tregut dhe treg të lirë.

"Zbatimi i këtij udhëzimi do të favorizonte ndonjë firmë të përzgjedhur përmes të cilës domosdoshmërisht do të kryhej importi e kjo automatikisht e rrit koston e produktit të cilin cmim do ta paguaj qytetari i Kosovës ndërsa përpunuesit do t’i shtyej që të mbyllin shumë vende të punës ngase efektet e afarizmit të tyre do t’i përcaktoj “Paraziti” i përzgjedhur", thuhet ne komunikate. 

" Kërkojmë pruarjen urgjente të ligjit kundwr monopolit. Qytetari dhe konsumatori mbrohen me zbatimin e përpikt të kontrollit kualitativ të mallrave në pikat doganore në bazë të standardeve botërore e sa i përket përkujdjesjes së shtetit për transakcionet tregtare shteti duhet të heq dorë nga kjo “përkujdesje” ngase subjektet tona kan ditur që këto transakcionet t’i bëjnë në njëzetvjet të rënda të mbijetesës ekonomike të Kosovës falë iniciativës të ndërmarësve të Kosovës pa kurfar udhëzimesh dhe përkundër shumë pengesave me të cilat janë ballafaquar në atë periudhë"./telegrafi/