Telegrafi

Ora kërkon kthimin e gati 1 miliardë eurove në Kosovë

Partia Reformiste ORA sugjeron Qeverinë të angazhohet për kthimin dhe aktivizimin e këtyre mjeteve financiare në mënyrë që këto mjete të jenë bazë për themelimin e Fondit Zhvillimor të Kosovës. Nëse këto mjete do të ktheheshin dhe aktivizoheshin për investime në ekonominë e Kosoves.

"Në kohën kur ekonomitë botërore janë të përfshira nga kriza financiare dhe në recesioni ekonomik, Kosova do të krijonte një Kapital deri tani të paangazhuar. Në ekonominë tonë i cili kapital do të gjeneronte ngritje ekonomike hapjen e vendeve të reja të punës dhe zbutjen e varfërisë’, kane deklaruar zyrtre te ORA.

Zyrtare te saj kane sygjeruar themelimin e bankës agrare e cila gjithashtu do të financohej nga fondi zhvillimor me kushte dhe interes minimal për tu ndihmuar prodhimtaria bujqësore dhe blegtorale. Me këto kushte të ofruara bizneseve kosovare jemi të sigurt që edhe prodhimet vendore do të ishin më konkurrent dhe me një kualitet më të lartë si dhe pasimi i tyre në tregun vendor si dhe në eksport do të bëhej në mënyrë më efikase./telegrafi/