Site icon Telegrafi

Ora japoneze me sms

Ora e Citizenit “i:VIRT M” është e sinkronizuar me ndihmën e teknologjisë “Bluetooth” me telefonin mobil. Kur arrin mesazhi në telefon, ora fillon të ndriçojë dhe vibrojë dhe tregon rreshtin e parë të porosisë, deri në 70 shenja të tekstit.

Për ta lexuar më lehtë, ora ka mundësinë e rritjes së shkronjave për 1.2 herë prej madhësisë origjinale.

Çmimi i saj është 30.000 jen ose rreth 20 euro, ndërsa tregon orientimin e teknologjisë moderne japoneze, njërin prej tregjeve më të mëdhenj të telefonave mobil në botë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version