Burime anonime brenda kompanisë, i kanë thënë ‘The Information’ se ‘është duke u punuar në baterinë e dobët të pajisjes’.
Ora e zgjuar që është prezantuar në fillim të muajit, nga Tim Cook është thënë se do të lansohet brenda këtij viti.
Mundësi të shumta janë përmendur nga kryesuesi i kompanisë Cook, mirëpo ai nuk ka folur më shumë për jetëgjatësinë e baterisë.
“Shfrytëzuesit duhet të mbushin baterinë gjatë natës” ka thënë ai, ndërsa mësohet se planet kanë qenë që bateria të zgjasë deri në një javë./Telegrafi/