Site icon Telegrafi

Ora e Titos shitet në ankand për 7.600 euro

Çmimi fillestar prej 680.000 dinarëve u caktua menjëherë pas hapjes së ankandit, ndërsa blerësi është koleksionist i cili u fut në Pazar në ditën e fundit të ankandit dhjetëditor.

Ora e shtrenjtë, është e zbukuruar me ar 18 karat. Tito e hoqi orën nga dora dhe ia dhuroi një oficeri të sigurimit shtetëror, ndërsa familja e tij, e cila e dhuroi për ankand, dëshiron të mbetet anonime. /Telegrafi/
 

Exit mobile version