Telegrafi

Ora e mençur e Asus, vjen në nëntor?

Asus ZenWatch është cilësuar si ora e mençur me dukjen dhe dizajnin më natyral të një ore, e cila bazohet në platformën e Google të dedikuar për ora dhe pajisje tjera që barten në treup, Android Wear.

Rripat e orës së Asus janë prej lëkure, që i japing orës së re ZenWatch një pamje origjinale të orës, dhe një dallim të mirë nga modelet tjera rivale.

Asus ZenWatch besohet se do të kushtojë rreth 160 funta në Mbretërinë e Bashkuar, dhe nëse del të jetë kështu, atëherë i bie që ora e Asus do të jetë më e lirë sesa LG G Watch R dhe Motorola Moto 360. (Telegrafi)