Fermeri mysliman që merrej me produktet e qumështit, i quajtur Rakbar, u vra nga një turmë hinduiste që mendonte se ai po e merrte lopën për ta ther për mish.
Gruaja e Rakbarit, Asmeena, duhet t’i nënshtrohet një idati të fortë (zisë në purdah, që i bie izolim – v.j.) dhe vajza e tyre Sahila është detyruar të braktisë shkollën për t’u kujdesur për familjen.
Ndërkohë që familja po shkatërrohet, makineria e urrejtjes e nacionalistëve djathtistë hinduistë – politikanët dhe turmat e linçeve – po punojnë me të madhe për të legjitimuar vrasjen.
I realizuar në një fshat të largët në Indi, dokumentari “Ora e linçimit” hedh dritë mbi një problem global: komunitetet që kthehen tek “të tjerët” – ndonjëherë me dhunë ekstreme.
Dokumentarin e ditores Guardian, mund ta shihni të plotë në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/