Telegrafi

Ora e Asus, ZenWatch në treg nga muaji i ardhshëm!

Kompania ka lajmëruar se pajisja e re do të lansohet gjatë muajit të ardhshëm në Australi.

ZenWatch posedon ekranin me 1.63 inç me rezolucion prej 320×320 pikselëve.

Xhami i orës është nga Corning Gorilla Glass 3. Asus ZenWatch është fuqizuar nga procesori katër-bërthamor 1.2hz Snapdragon 400, RAM memorie prej 512MB dhe hapësirës prej 4GB.

ZenWatch posedon poashtu një numër sensorësh, mikrofonin, lidhjen Bluetooth dhe sistemin operativ Android Wear, të dizajnuar nga Google për orët e mençura.

Ora e re nga Asus pritet të dal në treg me çmim prej 289 dollarëve, përderisa data e lansimit në Australi ende nuk është bërë e ditur.