Një orë xhepi prej ari që i ishte dhënë kapitenit të anijeve që shpëtoi 700 të mbijetuar nga Titaniku, u shit në ankand për gati 2 milionë dollarë.
Ora 18 karatëshe Tiffany & Co iu dha kapitenit Arthur Rostron, pasi shpëtoi të mbijetuarit nga Titaniku i cili goditi një ajsberg dhe u fundos në Atlantikun e veriut në 1912.
Bëhet e ditur se Rostron iu dha ora nga gruaja e njeriut më të pasur që vdiq në fatkeqësi, përcjell Telegrafi.
Ora e xhepit, e cila ishte në trupin e tij kur u gjet shtatë ditë pasi anija u mbyt, kishte vendosur më parë rekordin për çmimin më të lartë të paguar për një kujtim të Titanikut, duke marrë afro 1.5 milionë dollarë nga e njëjta shtëpi ankandi në prill.
Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha se fakti që kujtimet e Titanikut kanë vendosur dy rekorde, tregon magjepsjen e njerëzve me historinë. /Telegrafi/