Opcioni qytetar për Maqedoninë (OQM) sot ka vlerësuar se PSP me heqje dorër nga rasti ‘Puç’ e abolon kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Arsyetimi i PSP-së për atë se pse tërhiqet nga aktakuza është i thjeshtë, manipulim i ulët’ me argumentet të cilët vetëm ata i dinë dhe askush tjetër në vend. Mbi të gjitha me këtë abolim, në kundërshtim me dispozitat në fuqi, ligjin dhe Kushtetutën, e bën PSP-në institucion jokushtetues’, thotë Ljupço Prenxhov nga OQM.
Ai pyet pse Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, përderisa ishin të pastër, nuk lejuan gjyqin të vlerësojë nëse ka dyshim për padi penale kundWr tyre.
Sipas OQM, me veprime të tilla të PSP-së hapet mundësi për abolime të reja. /Telegrafi/