Site icon Telegrafi

OQM: Në Maqedoni ka krizë ndëretnike dhe brendaetnike

Opcioni Qytetar për Maqedoninë (OQM) vlerëson se vnedi gjendet në krizën më të madhe politike dhe të sigurisë, që pas pavarësimit, që sipas tyre, nuk është vetëm ndëretnike, por edhe brendaetnike dhe se mbrëmë janë kryer më shumë veprime kundërshtetërore nga parti politike, deputetë dhe qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OQM-së, veprimet e disa deputetëve në Kuvend dhe, siç thonë, vullneti i një pjese qytetarësh, nuk sjellin paqe dhe siguri, por konflikt. Kjo parti thotë se nuk është kundër Talat Xhaferit të hetë Kryetar i Kuvendit, por është kundër zgjedhjes në mënyrë, sipas tyre, të kundërt me Rregulloren e Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version