Telegrafi

OQM: Luftëtarët e LNÇ-së të japin mendimin e tyre për marrëveshjen me Bullgarinë

Opcioni Qytetar për Maqedoni (OQM) përsëri reagon në lidhje me marrëveshjen e paralajmëruar të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sipas tyre, para se kjo marrëveshje të nënshkruhet, është mirë që të merret mendimi i lidhjes së luftëtarëve te LNÇ-së (1941-1945), përcjell Telegrafi Maqedoni.

OQM-ja thotë se kjo luftë është diçka që ka ndodhur shumë shpejtë, dhe se përvojat e drejtpërdrejta dhe dëshmia e luftëtarëve të LNÇ-së mund të ndihmojnë shumë në sqarimin e fakteve historike dhe të së vërtetës.

Për një marrëveshje të këtillë, thonë nga OQM-ja, duhet të njihen qytetarët, opinioni shkencor, deputetët e pushtetit dhe të opozitës, ngjashëm siç janë të njohur ata në Bullgari./Telegrafi/