Telegrafi

Optimus Pad 2 kah fundi i muajit

Ky tablet me ekran 8.9-inçësh me rezolucion prej 1,280×768 piksel, do të ketë procesorin dybërthamësh në 1.5 GHz, 1 GB RAM, kamerën e përparme prej 1.3 dhe atë të pasme prej 8 megapiksel, ndërsa do të punoj me Android 3.2.1.

Update në Androidin e ri, Ice Cream Sandwich, pritet të arrij vitin e ardhshëm.

Gjykuar sipas informatave nga faqet koreane të cilat publikuan informatat dhe fotografitë e kësaj pajisje, Optimus Pad 2 do të duhej të ketë përkrahjen për LTE. /Telegrafi/