Ani pse Isufi u konsiderua zgjedhje emergjente, Sejdiu beson që Trepça do të arrij rezultate pozitive edhe nën drejtimin e tij.
“Përkundër faktit që flitet se do të vije një trajner i ri, mendoj që edhe me Isufin jemi duke luajtur mirë. Ani pse ai është trajner i ri dhe kjo është eksperienca e tij e parë, Isufi po punon shumë dhe vazhdimisht po na jep vullnet. Është një trajner i sinqertë, me të cilin besoj që do të arrijmë rezultate pozitive. Gjithsesi, i mbetet kryesisë që të vendosë për fatin e tij”, deklaroi Sejdiu për Arena.
Të kujtojmë që ky i fundit iu bashkua ‘xehetarëve’ në verë, duke u larguar nga Trepça ’89. /Tribuna/Telegrafi/