Opsioni Qytetarë për Maqedoninë sot në një konferencë për shtyp ka kërkuar që marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, menjëherë ta vendos për rishikim dhe të hapë debat mbi të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nënkryetari i partisë Ljupço Prenxhov tha se marrëveshja është një çështje që duhet të vihet në referendum për shpjegim të qytetarëve në tetor së bashku me zgjedhjet lokale.
‘Kjo qeveri premtoi se do të punojë në mënyrë transparente dhe se për të gjitha çështjet do hap debate shoqërore’.
Nga Opsioni qytetar shtojnë se Bullgaria është transparente dhe se më 5 korrik paraqiti marrëveshjen para deputetëve në Parlamentin bullgar. /Telegrafi/