Site icon Telegrafi

OPSH: Drafti i Ligjit për Shëndetësi në kundërshtim me standardet evropiane

Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH) kanë reaguar ndaj draft-ligjit për shëndetësi të dërguar dje nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se janë anashkaluar në procesin e hartimit të këtij dokumenti, për të cilin kanë thënë se është në kundërshtim edhe me parimet kushtetuese dhe ligjin e punës.

Në një komunikatë për media nga Oda e Mjekëve të Kosovës thuhet se draft-ligji paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale, e cila është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellorusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia.

“Draft-ligji është në kundërshtim edhe me programin e Qeverisë aktuale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë me Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Përmbajtja e këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, ligjin për zyrtarë publikë, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe pajisje medicinale, ligjin për prokurimin publik”, thuhet në reagim.

OPSH ka njoftuar se kanë formuar grup punues për të analizuar përmbajtjen dhe për të dalë me rekomandime dhe komente konkrete për përmbajtjen e këtij draft ligji. /Telegrafi/

Exit mobile version