Floyd Mayweather është aq i njohur për stilin e tij të jetesës si milioner, po ashtu edhe për rekordin e tij të pabesueshëm në boks me 50 fitore e zero humbje.
Boksieri amerikan, pasuria e të cilit vlerësohet diku rreth 700 milionë dollarë, është nga ata që i pëlqen të tregojë pasuritë e tij.
Ai nxjerr në llogaritë e tij në rrjetet sociale me dhjetëra foto të koleksioneve të tij të makinave luksoze, orëve të shtrenjta dhe tavolinave me para.
Mayweather ka folur për këtë gjë, duke thënë se ai nuk është një person i keq, por i pëlqen të luajë me paratë e tij që i ka fituar.
“Fakti që flas për paratë nuk më bën një person të keq”.
“Më pëlqen të kem gjërat e mira në jetë; paratë nuk më bëjnë, unë i bëj paratë”.
“Më pëlqen të ushqej familjen time, ne nuk mund t’i ushqejmë familjen tonë duke thënë thjesht:” Të dua””.
“Paraja na ka vendosur në një pozicion që të kemi gjërat më të bukura në jetë, kështu që ne jemi në gjendje të udhëtojmë dhe të argëtohemi, të jetojmë jetën dhe të përjetojmë gjëra të ndryshme”.
“Kur të jeni në gjendje të fitoni shumë para, jeni në gjendje t’i bëni ato gjëra”, ka thënë Mayweather.
Mayweather konsiderohet si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave me 50 fitore dhe pa asnjë humbje.
Ai së fundmi i bleu nipit të tij pesë muajsh një Rolex në vlerë 100,000 dollarë.
Ai është sportisti më i paguar i dekadës së fundit, pasi ka fituar diku rreth 915 milionë dollarë. /Telegraf/