Telegrafi

Oprah Winfrey paralajmëron se dëshiron të bëhet president i SHBA-ve në vitin 2020 (Video)

Prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey ka deklaruar se kurrë më herët nuk ka menduar të kandidojë për presidente të Shteteve të Bashkuara, edhe pse debatet e shumta rreth zgjedhjeve në SHBA nuk kanë të ndalur.

“Lideri” i ardhshëm i SHBA-ve, pas Trumpit pritet të futet në zyrën ovale qysh në vitin 2020, por prezantuesja i ka bërë publike synimet e saj në një intervistë, transmeton Telegrafi.

Derisa po bisedonte me David Rubinstein në Blueberg, ajo pranoi se kurrë nuk i kishte marrë seriozisht propozimet e tilla, pasi që konsideronte se i nevojiteshin disa kualifikime.

“Kam menduar se nuk di sa duhet, se më mungon përvoja. Por tani e kam kuptuar…”, ka deklaruar Winfrey.

Intervista ishte realizuar gjatë vitit të kaluar, por tani është bërë e popullarizuar në internet, gjë që ka nxitur shumë ekspertë të analizojnë deklaratat e saj.

Winfrey kishte marrë pjesë në politikë edhe më herët, por kishte qëndruar “prapa kuintave”. Ajo kishte përkrahur Barack Obaman në garën kundër Hillary Clinton. /Telegrafi/