Në mesin e shumë artistëve të njohur që morën pjesë në koncertin virtual, “One World: Together At Home”, ishte edhe prezantuesja Oprah Winfrey.
Ajo mbajti një fjalim, ku diskutoi rreth punëtorëve shëndetësorë duke i vënë në vijë të parë gjatë krizës së pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.
“Ata me të vërtetë janë më të mirët nga ne. Dhembshuria dhe veprimet e tyre të vërteta të shërbimit janë një thirrje për të vepruar për të gjithë ne”, ka deklaruar 66-vjeçarja
“Ne duhet të sigurojmë që qeveritë në mbarë botën të përparojnë tani dhe t’u sigurojnë punonjësve të kujdesit shëndetësorë pajisjet, fondet dhe mbështetjen e nevojshme”.
Gjatë fjalimit të saj ajo gjithashtu citoi frazën e njohur të Nelson Mandelas duke thënë se guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të.
Winfrey më parë dhuroi 10 milionë dollarë në përpjekjet e ndihmës lidhur me COVID-19, veçanërisht për komunitetet që përballen me urinë. /Telegrafi/