Smartfoni i ri nga Oppo, Reno Ace pritet të jetë shumë i kërkuar në treg, meqenëse për vetëm 30 minuta, mund ta mbushë baterinë nga zero deri në 100 për qind.
I mjaftojnë vetëm pesë minuta, që ta mbushë baterinë deri në 27 për qind, që i ofron përdorim deri në dy orë, transmeton Telegrafi.
Kjo falë teknologjisë së re SuperVOOC 2.0 të Oppo, e cila rrit fuqinë e mbushjes në 65W dhe kontrollon me zgjuarsi tensionin dhe rrymën për të optimizuar baterinë nga 90 për qind në 100 për qind më shpejt. Mbushja e shpejtë e baterisë, ka qenë një element kryesor i telefonave të Oppo me vite.
Telefoni inteligjent i kompanisë F9, i lansuar më 2016, kishte një nga kohët më të shpejta të mbushjes, nëpërmjet teknologjisë që mund të ngarkojë një bateri 2,800mAh nga 0-100 për qind në 15 minuta. Por Reno Ace ka një bateri shumë më të madhe, me kapacitet 4,000mAh.
Nëse pretendimet e Oppo janë të sakta, ky do të jetë telefoni i prodhuar me ngarkimin më të shpejtë dhe me kohën e ngarkimit që shkurton shumë dhe lehtëson problemet e jetës së baterisë. /Telegrafi/